Të famshëm nga Priyanka Chopra te Kim Kardashian e deri te ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ishin në Mumbai për dasmën e Anant Ambani dhe Radhika Merchant.
Lista e të ftuarve përfshinte personazhe të profilit të lartë, teksa festa ka nisur shumë muaj më parë.
Ambani, 29 vjeç, është djali më i vogël i njeriut më të pasur të Azisë, Mukesh Ambani, i cili ka një pasuri prej 118 miliardë dollarësh. Merchant, 29 vjeç, është vajza e manjatit të farmacisë Viren Merchant dhe punon për kompaninë e tij, Encore Healthcare.
Kjo do të quhet edhe dasma e vitit, për shkak të luksit të tepërt. Jo vetëm çifti, por edhe disa nga të ftuarit morën dhurata të cilat tërhoqën vëmendjen e gjithë botës. Ambani falenderoi shokët e tij duke i dhuruar secilit orën Audemars Piguet me prodhim të kufizuar, ku secila vlen më shumë se 200,000 dollarë.