Kejvina Kthella nuk do të mund ta marrë mbrapsht mjetin e saj tip “Audi”.
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e modeles për kthimin e automjetit, i cili prej disa vitesh është sekuestruar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Madje mjeti i saj, bashkë me atë të modeles tjetër Trejsi Sejdini, janë “dhuruar” për t’u përdorur nga Policia e Shtetit.
Rraja ka mohuar vazhdimisht dyshimet se ka lidhje me automjetin tip “Audi”, që SPAK i ka sekuestruar modeles Kevina Kthjella.
“Kam pasur marrëdhënie miqësie me Kthjellën, por asgjë tjetër. Ajo makinë ka qenë më emër- mbiemër të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti”, bëri me dije ai para hetuesve.
Për të justifikuar paratë e tij, Rraja ka listuar klinikat stomatologjike që ka në Tiranë, duke pretenduar se prej tyre kishte fitime të majme. Por pavarësisht pretendimeve të tij, SPAK ka dalë në përfundimin se mjeti është blerë me burime të paligjshme.
Për shkak të marrëdhënies me Rrajën, Kthjella ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të mediave, edhe për shkakun se ish-velina u thirr në Prokurori për tu marrë në pyetje. Prokuroria nisi hetimin e pasurisë së Rrajës dhe mes aseteve ishte dhe mjeti që përdorte Kejvina që tashmë është sekuestruar.