Jo të gjithë ata që nuk duan një partner ndjehen vetëm, në brendësi, në zemër.
Disa, për shembull, mund të jenë të lodhur me jetën në çift dhe thjesht duan kohë me veten.
Një numër i konsiderueshëm njerëzish thjesht nuk duan të kenë një partner. Edhe pse çdo ditë përballen me histori dashurie, martesa, standarte për të krijuar një familje, pyetje të tipit, ‘a nuk mërzitesh vetëm?’, vendosin të përgjigjen: ‘Jo faleminderit!’
Të qenit vetëm është një përvojë e shijshme që ne mund ta shijojmë çdo ditë.
Sally, një dyzet e pesë vjeçare nga Austria, tha: “Beqaria është një gjendje që më pëlqen shumë dhe e shijoj. Më pëlqen të jetoj vetëm, të kaloj kohë vetëm, të udhëtoj vetëm dhe të bëj gjëra vetëm. Nuk ndjej se më mungon diçka apo dikush, por ndihem e lumtur dhe e kompletuar si individ.”
Njerëzit që tërhiqen fuqishëm nga jeta beqare, por që aktualisht janë në një lidhje romantike, shpesh e gjejnë veten të etur për jetën single. Sally tha: “Kam shijuar marrëdhëniet kur kam qenë në to, por në fund ndjeva nevojën të jem përsëri vetëm dhe nuk doja të jetoja me askënd.”
Kur psikologia sociale Wendy Morris studioi stereotipet e beqarëve, gjeti atë që priste: njerëzit mendojnë se beqarët nuk janë aq të lumtur sa të martuarit. Ata gjithashtu mendojnë se beqarët bëhen edhe më të pakënaqur me kalimin e moshës.
Por ata që ndihen single në zemër i sfidojnë këto strereotipe. Gjatë jetës së tyre të rritur, sa më shumë beqarët e përqafojnë jetën e tyre pa partner, aq më të kënaqur ndihen. Beqarët që nuk përpiqen të shkëputen nga vetja, por bëjnë jetën që duan dhe ajo thjesht përmirësohet.
Asnjë nga këto nuk do të thotë se ne jemi të lumtur gjatë gjithë kohës. Askush nuk është. Por ne jemi të lumtur që jemi beqarë. Ne jemi mirënjohës për jetën tonë single në kohët më të mira, dhe jemi mirënjohës edhe në kohët më të këqija.
Ju mund të jeni single në zemër dhe të jeni akoma të lumtur për njerëzit që janë të martuar. Beqar në zemër ka të bëjë me të qenit i lumtur me rrethanat. Nuk ka të bëjë me të qenit kundër çiftëzimit apo kundër martesës, megjithëse këto qëndrime nuk janë skualifikuese.
Burimi: /RevistaClass