Lamine Yamal dhe e dashura e tij Alex Padilla festuan së bashku “kurorëzimin” e Spanjës si mbretëreshë e Evropës.
Adoleshenti Lamine Yamal, i cili hyri në historinë e Europianit, është fotografuar me Alex Padilla teksa pozojnë së bashku, ndërsa e dashura e tij mban Kupën në dorë.
Padilla mban veshur fanellën e kombëtares spanjolle me nr.19 të Lamines teksa ka pozuar me superyllin, i cili u vlerësua si lojtari i ri më i mirë i turneut në Gjermani.