Djali i Meriton Mjekiqit dhe ish partneres së tij Egesetës, Loari, feston sot ditëlindjen e 6-të.
Meritoni akoma s’ka ndarë një urim publik për të birin, por e ëma po.
“To my superhero LOAR! Vlera jote per mua eshte pertej çdo mase. Uroj qe Ditelindja jote te jete po aq e veçantë sa je ti për mua. Gëzuar ditëlindjen, djali im i dashur, ti je një bekim i vërtetë në jetën time. Dashuria ime per ty është pa kufi! Te dua pafund Loar! Mama loves you forever! Happy 6th baby“, ka shkruar Egesta në urimin e saj të ëmbël për të birin.
Kujtojmë se historia e Meritonit me Egestën, 8 vite më parë ishte shumë e diskutuar gjithandej.
Aso kohe veç 21 vjeç, Meriton Mjekiqi, vetëm një muaj pasi ua prezantoi ndjekësve në “Instagram” se do bëhej baba, u nda me Egestën.
Dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.