Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Nga Biden te Obama dhe Zelensky, si reagoi politika mbi atentatin ndaj Donald Trump

LokimagazineLokimagazine14 July, 2024

Joe Biden

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha se “të gjithë duhet ta dënojnë” atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, Biden tha se ndjehej i lehtësuar që sipas njoftimeve zoti Trump “është mirë”. Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit.
“Ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin gjëra të tilla. Ideja se mund të ndodhë një dhunë e këtij lloji në Amerikë është e pabesueshme”.
Presidenti Biden, tha se po priste informacion shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje ndaj ish-presidentit. “Unë kam mendimin tim, por nuk kam fakte,” u tha ai gazetarëve, duke u zotuar të se do të japë informacione shtesë kur t’i marrë ato.

Barack Obama

Barack Obama, i cili ishte president para Trumpit deri në vitin 2016, tha: “Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë. Edhe pse ne nuk e dimë ende saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të jemi të lehtësuar që ish-presidenti Trump nuk u lëndua seriozisht dhe ta përdorim këtë moment për t’iu përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë”.

Kamala Harris

Ndërsa zv.presidentja Kamala Harris tha në një deklaratë se edhe ajo ishte informuar, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj “ndjehen të lehtësuar” që Trump nuk ishte lënduar rëndë. Ligjvënësit nga të dyja anët e politikës amerikane dënuan menjëherë atentatin ndaj kandidatit të pritshëm republikan për president Donald Trump gjatë një tubimi të shtunën.

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për atentatin ndaj ish-homologut të tij amerikan, Donald Trump është shprehur i tmerruar.
Lidhur me këtë, presidenti ukrainas ka thënë se një dhunë e tillë nuk ka justifikim dhe nuk ka vend askund në botë.

“Jam i lehtësuar kur mësova se Donald Trump tani është i sigurt dhe i uroj një shërim të shpejtë. Ngushëllimet e mia shkojnë për të afërmit e viktimës së këtij sulmi, një pjesëmarrës në tubim. Uroj që Amerika të dalë më e fortë nga kjo”, ka shkruar Zelensky në X.

Djali i madh i Trump

Trump Jr., teksa postoi një foto të babait të tij në rrjetin social X me fytyrë të gjakosur dhe me grushtin lart, përpara një flamuri amerikan, shkroi se ai nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar Amerikën.

Related Posts

Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare: ‘Pusho në paqe zemra ime’

12 July, 2025

E pazakontë në Sarandë/ Një person hidhet në det për t’i shpëtuar policisë (Video)

11 July, 2025

VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit tragjik kur 35-vjeçari thithet nga motori i avionit

11 July, 2025

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

11 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Ajka feston ditëlindjen – Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj marrin gjithë vëmendjen

Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare: ‘Pusho në paqe zemra ime’

Rrjeti po zien/ Çfarë po ndodh mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt? (Foto)

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.