Anant Ambani (29), djali më i vogël i njeriut më të pasur në Azi, u martua me Radhika Merchant (29), vajza e manjatit farmaceutik Viren Merchant. Çifti u martua në një ceremoni në Qendrën Botërore të Kongreseve Jio në Mumbai.
“Dasma e vitit” siç po e quajnë shumë media ndërkombëtare, raportohet se ka kushtuar 300 milionë euro – në të cilat megjithatë nuk përfshihet mikpritja e të famshmëve të shumtë që morën pjesë në ceremoni dhe dhuratat që çifti do t’u bëjë.
Në listën e të ftuarve ishin shumë yje që kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj të tërë. Ish-kryeministrat britanikë Tony Blair dhe Boris Johnson, Kim dhe Khloe Kardashian, Adele, John Cena, Drake, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, ndër të tjerë, raporton ABC News.
Në rrjetet sociale janë shfaqur pamje nga dasma. Anant hyri në ceremoni me babain e tij Mukesh, ndërsa nusja mbërriti mbi një platformë të pasur me zbukurime. Vëmendjen e kanë tërhequr edhe motrat Kardashian.
Të dyja kanë veshur veshje tradicionale indiane të quajtura sari. Kim Kardashian kishte një sari të kuqe, ndërsa Khloe kishte një sari të artë.
Interes të veçantë ka ngjallur edhe mundësi profesional dhe aktori John Cena, i cili kishte veshur një kostum tradicional indian në ngjyra blu dhe të bardha.