Presidenti 81-vjeçar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka qenë pjesë e një tjetër incidenti diplomatik duke ngatërruar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn, me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Incidenti ndodhi gjatë samitit të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington DC. Takimi i këtij viti i kushtohet pjesërisht mbrojtjes së Ukrainës, me liderët botërorë të rreshtuar për të lavdëruar luftën e vendit kundër agresionit të Moskës.
Biden dëshironte të ftonte të mbante fjalën e tij presidenti i Ukrainës, Zelensky, të cilin e ngatërroi me agresorin Putin.
“Tani unë dua t’i jap fjalën presidentit të Ukrainës, i cili ka po aq kurajë sa edhe vendosmëri, zonja dhe zotërinj presidenti Putin. Presidenti Putin!” –tha Biden, por duket se e kuptoj shpejt se kishte gabuar e në përpjekje për të dalë nga situate e sikletshme shtoi:
“Ai që do e mposhtë presidentin Putin, president Zelensky. Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit”.
Pavarësisht se president i SHBA e ngatërroi me armikun e tij më të madh, Zelensky e priti këtë gabim me buzëqeshje dhe sportivitet ndërsa tha: “Unë jam më i mirë se ai”.