Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjes, ku dy persona janë vënë në pranga për një akt të turpshëm dhe tronditës.
Policia ka arrestuar dy të rinj, të dy 23 vjeç, një burrë dhe një grua, të cilët janë akuzuar për realizimin e videove me përmbajtje seksuale me fëmijën e tyre 2 vjeç.
Policia e Lushnjës ka konfirmuar arrestimin e dy të rinjve, F. K. dhe S. P., të cilët janë bashkëshortë dhe banues në Lushnjë. Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjtë kanë filmuar video me përmbajtje seksuale duke përfshirë fëmijën e tyre dhe i kanë publikuar ato në rrjete sociale.
“Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale,” njofton policia
Burimi: JOQ Albania