“Si nuk bëre një story për Gracianon le nam…”, aktori vë në siklet Argjira Spancën!

Moderatorja e njohur, Argjira Spanca, ka qenë së fundmi e ftuar në “Top Arena”, në Top Channel, e cila është vënë në siklet nga Visjan Ukcenaj.

Aktori i njohur, i cili vjen gjithmonë në studio me rolin e tij, Minioni, i ka bërë Argjirës disa pyetje pikante.

Ai iu drejtua duke i thënë mos ndoshta Graciano nuk e fitoi Big-un se ajo nuk e mbështeti.

Visjani: Mos ndoshta Graciano nuk e fitoi Big-un se ti nuk e mbështete?

Argjira: Unë kam qenë tersi?

Visjani: Si robi nuk bën një story për burrin moj, le nam

Argjira: Mos ma humbni, unë herën e parë e mbështeta

Visjani: Po si nuk merr avionin ti e t’i hedhësh trëndafila aty, pavarësisht se mund të shkojnë trëndafilat te televizioni ngjitur se i merr era, po të paktën t’a bësh mundin

Argjira: Herën e parë e mbështeta me mish e me shpirt

Visjani: Kur u fut herën e dytë the…

Teksa e pyeti se çfarë bëri me partnerin e saj, Graciano Tagani, natën e parë që ai doli nga “Big Brother VIP3”, ndërhyn ish-banorja Meri Shehu.

Visjani: Çfarë bëtë natën e parë që Graciano doli nga Big-u: Lexuat libra, pitë kakao me kanellë, i mësove Gracianos si bëhet trahanaja apo diçka tjetër apo bëtë…?

Argjira: Lexuam libra

Visjani: Apo bëtë tum tum…

Argjira: Tum, tum…

Visjani: Meqë ja thashë unë tha ‘tum tum’ se nuk do e thoshte fare

Argjira: Unë shkova te librat faktikisht

Meri Shehu: Më ka thënë Graciano që kur doli natën e parë e ka tundur fare

Argjira: Lamë nam, na skuqi

Ed Manushi: Nuk u dëgjua, Meri të lutem përsërite para kamerës se e humbëm

Meri Shehu: Graciano pasi doli nga Big-u erdhi e më takoi e më tha ‘natën e parë e tunda fare

Argjira: Turp