Mbrëmjem e djeshme, Kombëtarja spanjolle luajti kundër Francës, ndeshje e vlefshme për arritjen në finale të Euro 2024.
Edhe pse Franca arriti të kalojë në avantazh minutat e para të lojës, Spanja e ktheu rezultatin shumë shpejt në 2 me 1, duke arritur finalen e parë pas 12 vitesh.
Mirëpo loja dhe goli spektakolar i 16-vjeçarit Lamine Yamal, futbollistit të Barcelonës, çmendi gjithë botën. Ai shënoi një super gol pas një goditje jashtë zonës, duke e bërë të pamundur të pritet nga Maignan, gardiani i portës së Francës.
Përpos Yamal, vëmendje mori edhe reagimi i babait të tij, i cili në momentin e shënimit të golit nga djali i tij, u pa duke shpërthyer nga gëzimi.
Gjithashtu e gjithë familja e Yamal ishte e pranishme në ndeshje, të cilët u panë mjaft të emocionuar.