Djali misterioz i ka rrëmbyer zemrën Beniada Nishanit

Modelja bukuroshe Beniada Nishani ka qenë mbrëmjen e kaluar e pranishme në studion e “Top Arena”.

Beniada, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pas eksperiencës në reality show-n Big Brother, foli pak për jetën e saj private.

E pyetur nëse ka një djalë në jetën e saj, modelja hodhi poshtë aludimet.

“A është e vërtetë që një djalë misterioz i ka rrëmbyer zemrën?”, u pyet Beniada teksa tha:

“Nëse është një djalë misterioz të shfaqet dhe të më sjellë trëndafila të kuq”, tha Beniada.