Bëhet baba ish-konkurrenti i DWTS: “Sot fillon aventura jote”

Aktori i njohur, Roerd Toçe, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në “Instagram”.

Ish-konkurrenti i “Dancing with the Stars” dhe partnerja e tij, Joana Omeraj, janë bërë prindër të një vajze.

Teksa në “Instagram” kanë postuar një foto ku shfaqet dora e vogël e të porsalindurës teksa mban duart e tyre, ata kanë zbuluar edhe emrin e saj. Roerdi dhe Joana i kanë vendosur së bijës emrin Anastasia.

“Anastasia… sot fillon aventura jote dhe e jona me ty”, kanë shkruar ata krahas fotos në fjalë.

Menjëherë ndjekësit e tyre e kanë pëlqyer këtë postim dhe kanë uruar çiftin për të voglën e tyre.