E ftuar në emisionin “Top Arena”, Joana Grabolli ka treguar se në Kampionatin Europian është me Portugalinë pasi është fanse e Cristiano Ronaldos.
Madje gjatë një interviste me Visjan Ukcenajn, i cili në studio vjen gjithmonë në rolin e tij, Minioni, bukuroshja u shpreh se ‘ende ka shpesë me futbollistin e famshëm’, duke qenë se nuk është martuar me partneren e tij, Georgina Rodriguez.
Duke qeshur, Joana tha se nuk i ka shkruar ndonjëherë Ronaldos, por pret që t’i shkruaj ai.
Pjesë nga intervista:
Kam marrë vesh se ti pëlqen Cristiano Ronaldon, e vërtetë është?
Po, është e vërtetë. E ke edhe ti?
Jo, fare. Unë kam gruan e ti, më pëlqen si vishet
Edhe mua më pëlqen si vishet
Po është i martuar ai, e di?
Nuk është martuar akoma ai, kam shanse
Ke shanse? I ke shkruar ndonjëherë?
Jo, jo.
Nuk i ke shkruar?
Jo. Pres të më shkruaj
Më raft pika, sa pretendon. Pse shikon aq larg kur ne kemi Ronaldon tonë