Ish- partnerja e Meriton Mjekiqit, Egesta, me të cilën ka edhe një djalë, prej disa ditësh ndodhet për vizitë në Kosovë.
Madje, përmes rrjeteve sociale ajo ka dëshmuar se nuk kalon thuajse as dy-tre muaj pa vizituar vendlindjen e ish-partnerit të saj.
Këtë të enjte ajo e ka kaluar bashkë me djalin e saj në Rugovë, duke shijuar pafund bukuritë natyrore.
Nga ana tjetër, ka qenë Meritoni ai i cili gjatë qëndrimit në BBVA pati deklaruar se mezi pret një takim me djalin e tij, e tashmë Egesta duket se ja ka sjellë gati në “pragun e shtëpisë”, në Kosovë.
Ndërkohë ky i fundit është shfaqur prej disa ditësh duke shijuar pushimet e tij në çift me Ilnisën, në një resort luksoz në Turqi.