Roerd Toçe ishte së fundmi i ftuar në studion e “Top Arena” ku ndër të tjera foli për filmin “Në kuadër të dashurisë”.
Aktori u pyet edhe për puthjen e famshme në film me Sara Hoxhën.
“Sa lekë mori Sara Hoxha për atë puthje“, u pyet Roerdi, teksa tha:
”Nuk e kam idenë. Nuk besoj se është një temë kryesore që të jetë puthja në film sesa aktrimi që është bërë në film nga Sara, Roerdi, Luizi apo Olta. Gjithësesi është bërë një punë masive për atë film. Ai film i mori frytet e veta, unë po pres filmin e radhës”.