Sara Gjordeni dhe Bardhi janë një nga çiftet më të komentuara të showbiz muajt e fundit.
Njohja e tyre në BBV3 dhe gjithë historia e tyre u kthye në një nga më të zhurmshmet në rrjet. Mes gjithë kundërshtive dhe aludimeve për çiftin, ata vijuan romancën e tyre e sot janë në pritje të një vajze.
Një ndër temat që shkaktoi mjaft debat në rrjet muaj më parë ishte dhe aludimi se familja e Bardhit nuk e pranonte Sarën, gjë që Sara e mohoi me vizitën e saj në Kumanovë në shtëpinë e këngëtarit.
Sot duket se Sara gëzon një raport tejet të afërt me familjen e Bardhit e së fundmi motra, kunati dhe vëllai i tij, Afërdita, Valdrini dhe Petriti kanë qenë në Tiranë në shtëpinë e Sarës dhe Bardhit ku duket se po kalojnë mjaft mirë dhe këtë na e ka treguar vet Sara përmes një postimi në Instastory.