Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Zbulohen detaje nga resorti luksoz i Ivanka Trump në Shqipëri

LokimagazineLokimagazine4 July, 2024

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zbuluar detaje të reja rreth resortit luksoz “Aman” që do të ndërtojnë në ishullin e Sazanit.

Në një intervistë për podcastin Lex Friedman, Ivanka ndau vizionin e tyre për këtë projekt ambicioz, që synon të sjellë standardet më të larta të luksit dhe elegancës në Mesdhe.

“Tani për tani po punoj me burrin tim. Ne kemi këtë ishull prej 1,400 hektarësh në Mesdhe dhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira. Aman do të operojë hotelin për ne, dhe ato do të jenë vila, dhe ne kemi Carbone që do të bëjë ushqimin dhe pijet.”

Një nga aspektet më të veçanta të këtij resorti është përfshirja e Carbone, një rrjet restorantesh italo-amerikane të drejtuar nga kuzhinerët me famë botërore Mario Carbone dhe Rich Torrisi.

“Aman do të operojë hotelin për ne dhe aty do të ketë vila. Ne kemi Carbone që do të ofrojë ushqimin dhe pijet. Por është e mrekullueshme të bashkosh të gjithë këtë talent dhe të tregoj sërish muskujt e sektorit të pasurive të paluajtshme dhe të argëtohem me këtë,” tha Ivanka, duke treguar entuziazmin e saj për këtë projekt të ri.

Resorti “Aman” ka një reputacion të fortë mes të famshmëve botërorë, përfshirë Bill Gates, Mark Zuckerberg, Kardashians, Angelina Jolie, David Beckham, George dhe Amal Clooney, Tom Hanks dhe shumë të tjerë.

Me mbi 30 prona në 20 vende të botës, Aman është sinonim i luksit dhe elegancës, dhe dhomat në këto resorte kushtojnë mesatarisht rreth 1,400 dollarë në natë, ndërsa vilat arrijnë çmimet deri në 50,000 dollarë në natë.

Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, zbuloi pak kohë më parë ambicien për të zhvilluar dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri me rrjetin Aman, duke thënë se negociatat ishin në një fazë të avancuar.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për këtë projekt, duke e quajtur atë një xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.

Related Posts

Bëhet testi: Djali i Gjikos dhe Elita Rudit në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore! Kalon mbi…

24 May, 2025

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

24 May, 2025

Oferta “e majme” që rikthen në ekran Arbana Osmanin! Në çfarë formati do e shohim prezantuesen?

24 May, 2025

Reagon për herë të parë Elvis Pupa pas shpalljes në kërkim nga autoritetet australiane

24 May, 2025
Related Posts

Bëhet testi: Djali i Gjikos dhe Elita Rudit në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore! Kalon mbi…

24 May, 2025

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

24 May, 2025

Oferta “e majme” që rikthen në ekran Arbana Osmanin! Në çfarë formati do e shohim prezantuesen?

24 May, 2025

Reagon për herë të parë Elvis Pupa pas shpalljes në kërkim nga autoritetet australiane

24 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.