Almeda Abazi është modelja dhe ish-missi shqiptar e cila ka vazhduar jetën në Turqi. Herë pas here ajo rikthehet në Shqipëri së bashku me familjen e saj për të kaluar pushimet.
Së fundmi, ajo ishte e ftuar në “Pushime On Top”, ku ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj personale. Por, gjatë intervistës, ajo ka treguar se ka dashur gjithmonë të dukej si gazetarja Hygerta Sako.
“Nuk e kisha menduar ndonjëherë, por unë jam rritur duke kopjuar… kam qenë shumë e vogël dhe vishja rroba banje dhe kopjoja gjithmonë Hygerta Sakon. Vishesha dhe vendosja diçka si bluze, e hidhja mbrapa për t’i bërë flokët e gjata, thosha unë jam Hygerta”, tha ajo.
Almeda është kurorëzuar Miss Shqipëria e Miss Globe, tituj padyshim të merituar pasi vijon të mbetet një prej vajzave më të bukura shqiptare. Ajo jeton në Turqi, së bashku me familjen e saj, dy fëmijët, bashkëshortin, nënën dhe motrën