Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të kritikave orët e fundit, pas ndeshjes ndaj Slovakisë, e vlefshme për Euro 24.
Portugalisë iu akordua një penallti në minutat e fundit të lojës, e cila nuk arriti të konvertohet në gol nga Cristiano. Kjo solli një valë reagimesh në rrjet, ndërsa futbollisti shpërtheu në lot nga emocionet pas humbjes së penalltisë.
Mirëpo mes kritikëve ka qenë edhe media e famshme BBC. Në momentin që po transmetohej përsëritja e penalltisë së humbur nga Cristiano, në ekran u shfaq shkrimi: “Misstiano Penaldo”, duke u tallur hapur kështu me futbollistin.
“Miss” që domethënë e humbur, dhe “Penaldo” që i drejtohen kritikuesit Cristiano-s për shkak të penalltive të shpeshta që jepen në favor të tij.
Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjet.