Në dhjetor të 2023 aktorja Anna Lika humbi nënën e saj pas një sëmundjeje të rëndë.
Aktorja ka shprehur dhimbjen e saj në rrjetet sociale, por sot bëri një rrëfim të ndjerë në “S'e luan topi”.
Me lot në sy, Anna tregoi se e ka përcjellë të ëmën me këngën e Harry Styles “Sign of the times”, e lyer e e veshur bukur sepse kjo ishte dëshira e saj.
“Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se “Ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën, të visheni bukur, të lyheni.” Dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo me këtë këngë, të lyera…me lot në sy.
Mëngjesin e 25 dhjetorit mora një telefonatë që nuk do doja ta merrja kurrë. Mbas atij mëngjesi bota ime u shemb. Nuk e dija a isha në ëndërr a ishte e vërtetë ajo që po ndodhte. Thjesht kuptova se nuk do ta përqafoja më.“-rrëfeu ajo.