Një ditë më parë, mediat raportuan se Elton Tozaj, ish banori i ‘Big Brother 6’ është vënë në hetim për mashtrim, e se Prokuroria e Korçës ka kërkuar masën e “arrestit me burg” ndaj tij me pretendimin se ka mashtruar disa qytetarë.
Në një reagim për Panorama.al, Tozaj thekson se pretendimet e prokurorisë ndaj nuk janë të vërteta, duke i cilësuar si hakmarrje.
Tozaj thekson se ndaj prokurorit që ka ngritur çështjen ndaj tij ka bërë kallëzim, ndërkohë që ka bërë edhe ankesë pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.
“Pas marrjes së njoftimit nga ana e portalit Panorama për një proces gjyqësor do te doja të deklaroja, pa vërtetësinë e këtij lajmi! Prokurori në fjale zoti Gjergji Ceka i cili ka 2 vite që ka shkelur çdo afat ligjor për të çuar marrëdhënien time të biznesit në seancë paraprake, i cili ka shkelur çdo mënyrë komunikimi, pas denoncimit tim në emision investigativ Stop ka vendosur të hakmerret duke bërë të tilla njoftime! Zoti Ceka është kallëzuar dhe pranë ILD për shkelje flagrante!
Për të brezlëshuar ato që ka bërë, kërkon të shfajësohet me këto gjera! E ftoj publikisht zotin Ceka të vij të përballet në gjykate bashke me Mua dhe mos të beje letra anonime! Dua të shtoj dhe që ftoj të gjithë qytetaret te denoncojnë rastet abuzive të prokuroreve të tilla që duan të bëjnë të tilla veprime në shkelje flagrante”, thekson Tozaj.