Ledion Lako ka qenë së fundmi i ftuar në “Top Arena”.
Ndër të tjera ai foli dhe për përplasjen me Visjan Ukcenaj, ku konfirmoi aludimet por shtoi se ka ndodhur vetëm për shkak të roleve që kanë në “Portokalli”.
Alesia Bami: A është e vërtetë që Visiani pasi erdhi në “Top Arena”, je indinjuar shumë dhe ke dashur të largohesh edhe nga “Portokallia”?
Ledio Lako: Unë e kam mirëpritur jo vetëm Visianin, por në Portokalli ia kam hapur dyert sa kam pasur mundësi shumë aktorëve, pavarësisht se Visiani nuk ka nevojë ta lançoj unë, ka një të vërtetë që ka një përplasje rolesh të cilën unë e kam thënë në mbledhje, ka një përplasje të karaktereve, varëseve me varëset, të fortë për të fortë, por gjithsesi secili do luajë dhe kjo është vendosur nga stafi i Topit, kështu që unë do largohem, mbaheni Visianin (qesh).