Mbrëmja e së mërkurës ka nisur plot emocione në “Top Arena”, në Top Channel.
Dy nga të ftuarit ishin balerina Frenki Ziaj dhe këngëtari Rei Bezhani, të cilët vendosën që të tregonin se janë në një lidhje dashurie.
Pasi Edi Manushi dhe Alesia Bami bënë prezantimin e balerinës, Rei i cili ndodhej në piano shprehet: “Do i marr numrin pastaj”.
Më pas Manushi i kërkon këngëtarit që të këndojë diçka për Frenkin. Kjo e fundit u ngrit dhe shkoi pranë tij dhe Rei këndoi “Zemra e një gruaje”.
Pas përformancës, këngëtari çohet dhe puth live balerinën e njohur, duke konfirmuar kështu lidhjen e dashurisë.