Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo pas mrekullisë që bëri me drejtimin e kuqezinjve ka tërhequr vëmendjen e klubeve europiane.
Spanjollja “AS” shkruans e braziliani mund të largohet nga kombëtarja shqiptare, pavarësisht deklaratave të bëra nga kreu i FSHF, Armando Duka, se Silvinjo do të rinovojë kontratën deri në vitin 2026.
“Në parim, braziliani do të vazhdonte deri në Botërorin e ardhshëm 2026, por realiteti është që në fund të muajit qershor, nuk ka firmosur ende asnjë kontratë të re dhe pasi është parë puna e tij e dukshme me “shqiponjat”, Silvinjo ka ngjallur interes te disa klube europiane”, shkruan “AS”, duke bërë të qartë se e ardhmja e trajnerit në stolin kuqezi mund të jetë në diskutim.
Nga ana tjetër “AS” shkruan se edhe vetë Silvinjo nuk ishte iq artë për të ardhmen, pavarësisht dekalratës së tij se ishte i lumtur gjatë punës me kombëtaren shqiptare.
“Vetë Silvinjo u mundua të qetësonte disi tifozët pasi zbarkoi këtë të martë në Tiranë. ”Jam pjesë e projektit. Jam shumë i lumtur për këtë një vit e gjysmë që kam punuar këtu”. Por duket e qartë që në javët e ardhshme, do të vazhdojnë t’i vijnë oferta një trajneri, i cili ashtu si ekipi i tij, ka dalë plotësisht në pah gjatë këtij Europiani”, shkruhej në artikullin e të përditshmes spanjolle.