Fokusi i fundit në UEFA Euro 2024 është përqendruar natyrshëm në performancën e kombëtares së Shqipërisë.
Mbrëmjen e kaluar në “Top Arena”, fizioterapisti i lojtarëve, Ilvi Begolli ka dhënë detaje mbi rrugëtimin e skuadrës.
Gjatë intervistës moderatorja Alesia Bami ngriti një pyetje të zakonshme në lidhje me përgatitjet e lojtarëve, konkretisht në lidhje me aktivitetin seksual para ndeshjeve.
Pjesë nga intervista:
Alesia Bami: A është e vërtetë që nuk ju lejohet lojtarëve të kombëtares të kryejnë marrëdhënie seksuale përpara një ndeshjeje?
Fizioterapisti: Po kjo është e vërtetë.
Kjo përgjigje konfirmon respektimin e udhëzimeve që synojnë të ruajnë energjinë e lojtarëve dhe të përqendrohen përpara ndeshjeve vendimtare.