Babai i Ardian Ismajli, Ilmi Ismajli ka reaguar me tone të ashpëra pas eliminimit të Kombëtares në fazën e grupeve të EURO 2024, me mbrojtësin e Empolit që ishte i grumbulluar me “kuqezinjtë”, por që nuk zbriti për asnjë minutë në fushën e blertë.
I ati i mbrojtësit e quan tradhti dhe pabesi atë që i ndodhi të birit në Europian, ndërsa i thotë Ismajlit të jetë i qetë pasi karrierë e madhe e pret.
“Ardian, behu i qendrueshum dhe i fort per kete padrejtesi, per kete tradheti, te jeni krenar per qdo gje qe keni dhene per Kombtaren sepse e kemi detyrim! Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…
Te pabeset, tradhetaret, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriqoj, por mjeranat nuk e kuptuan se diellin mund ta ndal vetem Krijuesi i tije!
Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…
Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…”