Rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Evropian përfundoi me humbjen 1-0 nga Spanja në ndeshjen e fundit të Grupit B.
Pavarësisht një përpjekjeje të fortë, skuadra e Sylvinhos nuk arriti të merrte rezultatin e nevojshëm për të avancuar.
Sipas SofaScore, ekipi mori një vlerësim të përgjithshëm prej 6.87. Më i larti u vlerësua Kristjan Asllani me 7.63, ndërsa Nedim Bajrami me 6.2.