Poeti i njohur Agim Doçi ka ndërruar jetë, pas goditjes nga hemoragjia cerebrale të tru. Agim Doçi është autor i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare.
Poeti pësoi infarkt në tru dhe duke qenë se nuk ishte hera e parë, gjendja shëndetësore e tij ishte shumë e rëndë.
Ai u shtrua në spital mëngjesin e së premtes në Qendrën Stroke, pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit. Agim Doçi u referua nga Spitali i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja e më pas u transportua menjëherë drejt QSUT me autoambulancë.
Lajmi për ndarjen nga jeta të poetit të mirënjohur u konfirmuar nga familjarët e tij. Ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ndërsa homazhet do të zhvillohet në orën 11:00.