Reperi Mozik këto ditë mori gjithë vëmendjen me romancën e tij që ka krijuar me Lotina Hazirin.
Ai publikoi disa biseda me Lotinen të krijuara vite me parë, në 2019, mirëpo pas këtyre bisedave ndjekësit aluduan se ai tradhtoi Loredanën para shumë vitesh.
Pas këtyre aludimeve, Mozzik ka reaguar publikisht duke hedhur poshtë zërat.
Ai postoi këngën ‘Dhelpër dinake’, të cilën ia ka dedikuar Loredanës pas ndarjes, duke qarkuar edhe datën e publikimit të këngës, 8 Nëntor 2019, ndërsa bisedat me Lotinën nisnin më 12 Nëntor 2019.