Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Aristela Leka, ka bërë të ditur se së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë.
Në një video të shpërndarë në llogarinë personale në Instagram, Leka ka treguar se është në pritje të një djali tjetër.
Në vitin 2022, Aristela mirëpriti djalin e saj të parë, por në atë kohë nuk e kishte prezantuar publikisht bashkëshortin.
E njohur për pjesëmarrjen e saj në reality show-n e dashurisë “Për'puthen”, Aristela më parë ishte larguar nga programi me replikën “Burrat e atij programi nuk janë burra!”