Në një intervistë për “Top Arena”, gazetarja Ilnisa Agolli ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother, lidhja me Meritonin dhe gjithashtu për projektet e saj në të ardhmen.
Në një pyetje nga gazetari se si ndihet një person që nuk fiton Big Brother-in, por fiton dashurinë, Ilnisa u përgjigj:
“Një njeri kur nuk fiton Big Brother-in dhe fiton diçka më të rëndësishme se një çmim, i cili në çdo kohë na levderdis, ridimensionohet”.
Ilnisa shprehet se një që të tillë kurrë nuk e ka menduar dhe nuk e ka pritur t’i ndodhte në një format të tillë.
Ish-konkurrentja më tutje tregon se janë duke jetuar bashkë me Meritonin, një pjesë më të madhe në Tiranë, tek shtëpia e saj.
Ndërsa kur pyetet për dasmën ose fëmijët, Ilinsa përgjigjet duke thënë se po mendojnë të bëjnë gjëra të bukura.
Ajo tregon se është duke punuar dhe se me Meritonin është duke bërë një film, për të cilin thotë se ka skena mjaftueshëm.