UEFA ka marrë vendimin për të dënuar me dy ndeshje pezullim sulmuesin e kombëtares shqiptare, Mirlind Dakun në kampionatin europian.
Shkak është bërë episodi pas ndeshjes me Kroacinë, e përfunduar me rezultatin 2-2, ku sulmuesi kuqezi mori megafonin dhe iu bashkua korit të tifozëve nën thirrjet ofenduese kundër maqedonasve dhe serbëve.
Kështu, Daku do të mungojnë mbrëmjen e nesërme, në ndeshjen përmbyllëse në grup kundër Spanjës, si dhe nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin Silvinho edhe në ndeshjen pasardhëse, nëse Shqipëria arrin të kalojë grupin dhe të kualifikohet për në fazën e 1/16-ave.
Mirlind Daku reagoi pas shqetësimeve nga ana e maqedonasve ku kërkoi falje, si dhe tha se atë episod e ka bërë në efekt të emocioneve të lojës.