Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka vendosur një gjobë në shumën prej 47 mijë e 500 euro ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit pas incidenteve në ndeshjen e dytë të Kampionatit Europian “Gjermania 2024” kundër Kroacisë, të zhvilluar në stadiumin e Hamburgut më 19 qershor 2024.
Vendimi parashikon dënimet e mëposhtme:
-Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 2500 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
-Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 20.000 euro për pushtimin e fushës.
-Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.