U bë gati një vit tashmë që historia, krisja e marrëdhënies e më pas ndarja e tyre, është shpesh herë titull kryesor i lajmeve rozë.
Kjo për faktin se çifti nuk pohoi/mohoi kurrë asgjë për lidhjen e tyre, ndërsa lanë të tretë të flisnin për ta.
Megjithatë, të dy janë pyetur së fundmi lidhur me ribashkimet, kjo për faktin se thuhet se Ledri e Sara kanë gjetur sërish rrugën për te njëri-tjetri.
E me sa duket, një nga këto rrugë mund të jetë dhe ‘Alba Festival’, një nga festivalet më të mëdhenj të muzikës i cili është mbajtur në Zvicër, ku Ledri Vula ka qenë i ftuar për të performuar.
Por, ajo që nuk prisnim ishte të shihnim Sara Hoxhën mes publikut e cila shijonte e kërcente me gjithë performancat në festival, teksa ishte e shoqëruar me mikeshat e saj.
o