Prezantuesja Fjoralba Ponari ka ndarë së fundmi një eksperiencë shqetësuese në një video, duke treguar se ka zbuluar flokët dhe nyjet brenda një kutie aksesorësh që kishte marrë si dhuratë.
Ponari tregoi se kjo përmbajtje shqetësuese nënkupton se i kanë bërë magji.
“Jam totalisht e shokuar nga kjo që do t’ju tregoj tani. Isha duke bërë gati valixhen. E kam kthyer shtëpinë përmbys. Dhe duke kërkuar mes aksesorëve hapa një kuti që ma kishin bërë dhuratë dhe kjo ishte brenda saj”, tha duke treguar flokët me nyje të mbështjella me letër. “Nëse s’do të kisha parë flokët, do ta kisha hedhur”, shprehet Fjoralba.
View this post on Instagram
Edhe pse shprehu skepticizëm për magjinë, Ponari pranoi se ngjarja e bëri atë të ndihej e shqetësuar. Rrjedhimisht, ajo iu drejtua ndjekësve të saj për këshilla se si ta trajtojnë situatën.