Olta Gixhari u bë nënë për herë të dytë përpara 10 ditësh, teksa ndau virtualisht lajmin e bukur me të gjithë ndjekësit e saj përmes një foto me të dy djemtë, Amarin dhe djalin e vogël.
Sot, aktorja ka vendosur që të bëjë një pyetësor në Instagram duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve.
E pyetur për lindjen e dytë dhe vështirësitë, Olta tha:
“Çunat e mi e kanë zgjedhur vetë datën e lindjes sepse une bëj lindje natyrale. Djali i dytë ma dha shenjën e parë në datë 13 dhe më pëlqeu shumë si datë sepse këtu në Spanjë është festa e Shën Antonios, ndërsa në Shqipëri është mbarimi i pelegrinazhit në kishën e Shën Ndout, pra është datë shenjtorësh”.
Olta tregoi që është jo pak supersticioze në jetë, sidomos kur vjen puna te fëmijët. Duket se pikërisht për këtë arsye, ajo deri tani nuk na e ka zbuluar as emrin e djalit të dytë.
“Emrin do e tregoj shumë shpejt. Unë jam pak surpersticioze, ashtu kam unë një gjë në kokë, sapo të kalojë pak sigurisht që do ta tregoj. Kur ta dëgjoni, me siguri do thoni: “Për këtë pritëm kaq gjatë?”
Aktorja tregoi se Amari, djali i madh, nuk e ka pritur me xhelozi ardhjen në jetë të të vëllait të vogël pasi ajo dhe partneri mundohen të mos i ndryshojnë rutinën të birit.
“Më e rëndësishmja është se ne si prindër përpiqemi çdo ditë që Amarit të mos i ndryshojë asgjë nga rutina e vet.”