Romanca e rap-artistit Mozzik dhe partneres së tij më të re është komentuar shumë në shtypin rozë edhe pse prej dyshes nuk kishim ndonjë deklaratë, deri para pak ditësh ku Mozzik hapi zemrën dhe rrëfeu se Lotina është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë.
Dje Mozzik ka postuar një fotografi, tashmë që e zyrtarizuan lidhjen nuk ka munguar edhe komenti i Lotinës.
”l <3 ml”, i ka komentuar Lotina që domethënë, ”Te dua dashuria ime”.
Dyshja janë njëri nga çifti më i komentuar i momentit, lidhja e tyre bëri bujë mediatike.
Lotina nuk po nguron t’ia shprehë dashurinë reperit përmes rrjeteve sociale, mirëpo Mozzik po është më i rezervuar në këtë pjesë.