Pas përfundimit të ndeshjes mes Spanjës dhe Italisë, Kombëtarja shqiptare ka pak më të qartë atë që duhet të ndodhë, në mënyrë që të bëjë ëndrrën realitet, pra kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të “Euro 2024”.
Dhe rrugët që janë përpara saj, tashmë kanë një të përbashkët të qartë, por edhe të vështirë, fitoren ndaj Spanjës.
Spanjollët kanë siguruar kreun e grupit, çfarëdo që të ndodhë në ndeshjen e fundit dhe për Shqipërinë, suksesi ndaj tyre në ndeshjen e të hënës është kyçi i kualifikimit. Shqipëria kualifikohet si e dyta në grup: nëse mund Spanjën dhe paralelisht Italia mundet nga Kroacia, por me këtë të fundit që nuk siguron një golavarazh më të mirë të përgjithshëm se kuqezinjtë.
Por pastaj kualifikimi si e treta më e mirë do të ishte shumë i komplikuar dhe do varej nga situata e grupeve të tjera, duke marrë si faktor pikët apo edhe golavarazhin e përgjithshëm.