Aktori Julian Deda dhe bashkëshortja e tij Armanda nga martesa e tyre disa vjeçare ndajnë dy fëmijë së bashku, djalin Mateo dhe vajzën Reina.
Ditën e sotme ish-banori i “Big Brother VIP3” ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku është vënë përballë disa pyetjeve pikante nga ana e gazetarëve.
“Brenda shtëpisë the se nëse do të fitoje do të bëje një fëmijë të tretë. Po tani?” ishte një ndër pyetjet që iu drejtua Julit, i cili duke qeshur tha “po punojmë”, duke treguar se në planet e çiftit është që familjes së tyre ti shtohet një pjesëtar i ri.
“Thashë nëse do të fitoja, jo nëse jam fitues i publikut (qesh). Nuk është me plan kjo punë. Fëmija nuk është një njeri i ri që vjen në familje, ka vendin e vet. Si të jetë e shkruar, ne po punojmë”, tha aktori.