Para më shumë se një viti më parë Efi Dhedhes dhe Mozzik bënë lëmsh rrjetin kur postuan foto krah njëri tjetrit.
Fillimisht u dyshua për një romancë mes tyre, ndërsa më pas u bë me dije se Efi do të ishte protagoniste e videoklipit të këngës “Fatkeqësi” të Mozzik.
Edhe pse dukej se raporti mes tyre ishte shumë i afërt, disa detaje na bëjnë të mendojmë se diçka mes tyre ka ndodhur.
Nëse mund t’ju duket normale që Efi thjesht ka vendosur mos të ndjekë më dikë që nuk e ndjek, po ju sjellim detajin tjetër.
Para pak ditësh Mozzik publikoi albumin e ri ‘Mërgimstar”, në të cilin ka dy këngë edhe me Dafinën. Dhe gjejeni pak…Efi mbështeti vetëm Dafinën për projektin e ri.
Ajo jo vetëm nuk suportoi, publikisht, Mozzik për albumin siç ka bërë këto kohë, por ndau një foto të këngës duke i bërë tag vetëm Dafinës. Kjo na bëri të dyshojmë për një krisje raporti mes saj dhe Mozzik.
Arsyeja? Ende nuk dihet.