Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 37,375 euro.
Shkak i këtij vendimi janë incidentet gjatë ndeshjes së EURO2024, Italu-Shqipëri, në stadiumin e Dortmundit më 15 qershor 2024.
Gjatë ndeshjes tifozët shqiptarë ndezën flakadanë, hodhën sende në fushë dhe dhanë mesazhe të papërshtatshme. Gjithashtu, një tifoz shqiptar ndërpreu ndeshjes gjatë pjesës së dytë të lojës, duke u futur në fushë.
Federata e Futbollit u bën apel tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e incidenteve dhe trazirave, që sjellin penalitet financiar dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar.
Gjithashtu, paralajmëron tifozët shqiptarë se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.
- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit
me 5000 euro për pushtimin e fushës. - Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
- Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.