Nedim Bajrami ka lënë pa frymë veçanërisht italianët me atë gol, më të shpejtin në historinë e Europianit.
Pas Francescco Tottit, që u shfaq në një video ku nuk u besonte syve se si Azzurri kaluan në disavantazh ndeshjen e parë të Grupit B me Shqipërinë.
Tani edhe Giorgio Chiellini, ish mbrojtësi i Italisë, kampion Europe 3 vite më parë, ka shprehur tronditjen që pësoi.
“Mora frymë thellë pas fitores 2-1 kundër Shqipërisë, ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim këtë Evropian me 3 pikë. Fillimi i ndeshjes ishte shokues, po më bindin të fikët pas minutës së parë, por edhe në të 90-ën(qesh). Minutat e tjera ishin të mira, më dhanë një ndjesi pozitive dhe shpresëdhënëse për të ardhmen.
Unë pashë edhe Spanjë-Kroaci, nuk është më ai nivel i viteve më parë, edhe pse të dyja janë skuadra shumë të mira. Nuk ka më aq diferencë që t’i druhemi. Gjithsesi, tani mjafton vetëm një pikë për të kaluar më tej, nuk do të jetë e lehtë, por as e pamundur”, u shpreh Chiellini ndër të tjera.