Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Europian Shqipëria u mund nga Italia me rezultatin 2-1. Por vëmendjen e mori edhe edhe një tifoz shqiptar që hyri në fushën e lojës duke e ndalur për disa minuta.
Ai quhet Sami Rexhepi dhe është me origjinë nga Skënderaj i Kosovës. Ai jeton në Dyseldorf të Gjermanisë dhe për mediat në Kosovë ka treguar arsyen se pse e mori atë veprim.
”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, raportohet të ketë thënë Rexhepi.
Pasi u fut në fushë, Rexhepi përshëndeti disa prej futbollistëve të kombëtares. Ndërkohë menjëherë ndërhyri sigurimi i stadiumit. Vetëm pasi i “dribloi” disa prej tyre dhe rrëshqiti, tifozi shqiptar u mund të neutralizohej.
Sipas Rexhepit, autoritetet e kanë penalizuar duke i ndaluar futjen në stadiumet gjermane në të ardhmen.