Rike Roçi e cila raportonte nga vendi ku ishin mbledhur tifozët për të parë ndeshjen Gjermani-Skoci,u përball me Jul Dedën i cili ndodhej në studio dhe i kërkoi llogari se përse nuk e ka telefonuar apo nuk e ka takuar më.
Rike Roçi: Me Jul Dedën jam pak me nerva sepse del vetëm me gocat e tjera dhe me mua fare, prandaj jam pak xheloze.Jul Deda: Duke bërë prova për këtë emisionin e ri apo jo? Pastaj ti ke fatin që të dalësh vetëm për vetëm Rike.Rike Roçi: Jemi dhe komshinj o Jul Deda dhe një telefonatë duhet ta bësh.
Jul Deda: Po do ju vijmë në shtëpi me një kile sheqer moj Rike çke?E pyetur nëse ka ndonjë krisje mes marrëdhënies së saj dhe Rozës, pasi nuk ka qenë tek festa e ditëlindjes së moderatores, Rike Roçi u shpreh se e ka shumë xhan dhe shoqe Rozën dhe e ka uruar privatisht, pavarësisht faktit që nuk ishte prezente tek ditëlindja e saj për shkak të disa angazhimeve