Mozzik ka publikuar disa minuta më parë një video pjesë e së cilës janë prindërit, gjyshërit dhe mësuesja e tij e parë. Ata kanë folur për Mozzik, për jetën e tij dhe për rrugën e tij të vështirë për të mbërritur aty ku është sot.
Mozzik e ka publikuar videon, duke shkruar i emocionuar:
M'u hap mëngjesi me këtë surprizë të bukur në prag të publikimit të albumit tim nga dy prindërit e mi, nana e baba im, gjyshi dhe gjyshja ime, e mësuesja ime nga klasa e parë e shkollës fillore.
Nuk qenka e lehtë ndjesia t'i dëgjoj, sidomos këta njerëz, duke folur për mua.
Nuk ka pasur luftë më të ashpër se e imja kur u kam shpallur luftë lotëve të mërzisë, zhgënjimit e mospërmbushjës së dëshirave prindërore. Nënës time t'ia rikthej në lot gëzimi gjithë lotët, ky ka qenë një qëllim i gjatë e i madh i imi. Lufta për ta bërë krenar babën ka qenë më e komplikuar, por besoj që ia kam arritur. Meqenëse krenaria e prindërve nuk pushon asnjëherë.
Babë, titulli më i bukur edhe më i rëndë ta mbash, ty nuk të pëlqejnë lëvdatat, por ti ke qenë dhe je shembulli më i mirë i një prindi.
Gjyshërit e dashur janë dhe kanë qenë simboli im jetësor se çfarë do të thotë të sprovohohesh në jetë dhe të vazhdosh të jetosh, ta duash jetën e të vlerësosh secilën frymë në jetë. Mësuesja ime e dashur, fakti që më sillesh në mendje shumë shpesh i bie që kemi pasur shumë kohë të mira bashkë.
Vetëm ti ke ditur ta lexosh e ta kuptosh në ato kohëra shpirtin e mendjen e një artisti të vogël që sot është bë artist i “Madh”.”