Gloria Meshi, e cila ka hyrë si mentore në fermë, mbremjen e sotme ka diskutuar për partnerin e saj.
Ajo tregoi dhe bisedën dhe pyetjet që i dashuri i saj i ka bërë menjëherë pas daljes së ish-fermeres nga “Ferma VIP”.
“Ka pasur të njëjta preferenca pa e ditur, se kur kam folur me të jashtë me ka bërë vetëm një pyetje, më tha kë ke dashur vërtetë aty. Unë e di tha që ke dashur të jesh mirë me të gjithë, por vërtetë kë ke dashur. I thashë unë para se të të tregoj unë, më thuaj ti kë mendon ti se kam dashur unë vërtetë. Më ka thënë dy emra dhe ka goditur. Ka përmend emrin e Valerit dhe të Florit”, tha Gloria.