Këngëtari Blero Muharremi gjatë qëndrimit në “BBVK” u përball me disa akuza nga kolegia e tij, Linda Halimi për ngacmim seksual kur ishte i martuar me Teuta Krasniqin, rreth 13 vite më parë.
Blero ka egon, arrogancën. Është deluzional pafund e njoh para 12-13 viteve. Ka qejf të bëjë shaka, por e tejkalon limitin. E mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit”, u shpreh Linda.
Rreth këtyre deklaratave mesa duket ka reaguar vetë Teuta Krasniqi gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për “Prive”.
Aktorja tha se nuk është ndier keq kur ia kanë përmendur emrin në shtëpinë e “BBV” ndonëse kanë folur gjëra të pavërteta për të, ndërsa shtoi: “Aj që do ta kuptojë e kupton ai që s’do e lë ashtu.”
“Para disa dite ma ka përmendur dikush që jam përmendur në Big Brother. Unë kam dëgjuar që jam përmendur në Big Brother, nuk është që nuk e kam shikuar, i kam shikuar 4-5 Prime, nuk jam shumë fanatike, nuk jam shikuese e devotshme e asnjë emisioni ose seriali deri në atë masë, por e di që më kanë përmendur, është në rregull nuk më ka penguar. Nuk më bën më përshtypje që më përmendin edhe kur flasin të pavërteta si kanë folur. E lë që të kalojnë, ai që do ta kuptojë e kupton ai që s’do e lë ashtu. Nuk e di është një fazë që je veç rahat”, – u shpreh Teuta