Ish-banori i Big Brother VIP, Meridian Ramçaj mes lotësh ka rrëfyer një prej pengjeve më të mëdha në jetë së tij.
Ai tregoi se babai i tij i ndjerë i ka kërkuar që ai të kishte një fëmijë, por Meridiani thotë se ka qenë egoist dhe nuk e ka pasur mendjen që të krijonte familjen.
Ish banori i BBVIP 1 deklaroi se do të donte shumë të kthente kohën pas për t’i plotësuar babait të tij dëshirën.
Kam edhe një peng tjetër, im atë më luste shpesh që unë të kisha një fëmijë, unë në këtë pjesë u tregoja egoist sepse doja të shijoja jetën, e kisha mendjen më shumë tek qejfi, udhëtimet se sa tek krijimi i familjes, më thoshte ‘më gëzo edhe mua me këtë gjë të të shoh edhe ty si motrën dhe pastaj s’kam më asgjë’, pse i thosha unë, ke bërë ndonjë, një plan ti, kemi kohë. Ky është një nga pengjet më të mëdha të jetës time që nuk arrita ta gëzojë njëherë. Do të bëja çdo gjë të ktheja prapësht edhe njëherë dhe t’ja plotësoja këtë dëshirë”, tha Meridiani në emisionin “Se luan topi”.