“Big Brother Vip Albania” ështe një nga emisionet më te ndjekur në vëndin tonë ku çdo konkurrent ka për synim fitimin e çmimit te madh prej 100 mijë eurosh si dhe famën.
Por disa konkurrent kanë fituar diçka edhe me shumë, siç ështe dashuria, pasi në çdo edicion ka pasur lidhje dashurie.
Këtë vit mund të përmendim Romeon dhe Heidin, të cilët ishin finalistë, por edhe Sara me Bardhin, që do të bëhen prindër së shpejti
Një lidhje tjetër ështe edhe ajo midis Meritonit dhe Ilnisës, një lidhje mjaft e komentuar.
Nga video e postuar nga Ilnisa, çifti ndodhen pranë njëri-tjetrit. Meritoni është duke dhënë një intervistë dhe në backstage ndodhet Ilnisa, e cila pasi ka postuar videon e ka shoqeruar me nje shprehje, “Gjithmon me ty”